image Biserko: Serbët do të kthehen në institucionet e Kosovës, Vuçiqi po manipulon

Politikë

Biserko: Serbët do të kthehen në institucionet e Kosovës, Vuçiqi po manipulon

news image

Kryetarja e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi, Sonja Biserko ka thënë se veprimet e fundit të Aleksandar Vuçiqit janë një lloj testimi për ndërkombëtarët dhe limitet e tyre.

Biserko ka konsideruar se largimi i serbëve nga institucionet e Kosovës është një presion shtesë mbi Prishtinën, shkruan Danas.

“Duke i larguar serbët nga institucionet e Kosovës, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, po e teston bashkësinë ndërkombëtare se sa mund t’i manipulojë ata. Megjithatë, vendet e Ballkanit Perëndimor nënshkruan tre marrëveshje në Berlin, Kosova është vend i barabartë”, ka thënë ajo.

Pos tjerash, Biserko ka thënë se sipas saj “serbët do të kthehen në institucione dhe kur të bie ‘bota ruse’, do të bie edhe ‘bota serbe’”

/GazetaSinjali/