image Biserko për Kosovën në KiE: Pozitive për serbët

Rajon

Biserko për Kosovën në KiE: Pozitive për serbët

news image

Pozitive për vetë komunitetin serb të Kosovës e ka quajtur aktivistja e shquar për të drejtat e njeriut, anëtarësimin eventual të vendit në Këshill të Evropës; anëtarësim ky i cili supozohet të merr epilog pozitiv në mes të majit.

Për këtë anëtarësim eventual “rol kyç” ka pasur Dora Bakoyanis, mirënjohu Sonja Biserko, në një intervistë për Euronews Albania.

”Bakoyannis luajti një rol kyç për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. Shpresoj që tani Kosova të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës, gjë që do ishte pozitive për komunitetin serb në Kosovë pasi mund të adresojnë shqetësimet dhe problemet e tyre, përfshirë pretendimet që kanë ndaj qeverisë së Kosovës”, tha ajo.

/GazetaSinjali/