Në ditët e sotme, fëmijët e marrin celularin e parë që në moshën 5, 6 vjeçare apo edhe më herët. Ata shpesh e përdorin atë pa kufizime dhe mbikëqyrje të tepruar, gjë që nuk është aspak e mirë për zhvillimin e tyre.
Përveçse truri i tyre është i mbushur me informacione negative dhe i ekspozuar ndaj rrezatimit, trupi i tyre po përkeqësohet për shkak të palëvizshmërisë dhe mungesës së ajrit të pastër.
Kështu mendon edhe Bill Gates, i cili nuk u ka dhënë celular fëmijëve të tij deri në moshën 14-vjeçare.
Edhe pasi i morën, kishte kufizime dhe rregulla se sa, kur dhe ku mund t’i përdornin.
Për shembull, ata nuk lejoheshin ta përdornin në tavolinë ose pasdite vonë (për të mos u prishur gjumin), por përdoreshin si ndihmë kur shkruanin detyrat e shtëpisë ose studionin.
“Mesatarisht fëmijët fillojnë përdorimin e mediave dixhitale në moshën 19-muajshe, ndaj ndodh që gjatë ekzaminimit të fëmijëve për regjistrim në klasën e parë të shkollës fillore, vërehen gjithnjë e më shumë vështirësi në zhvillimin e gjuhës dhe të të folurit, vështirësi në vëmendje dhe pjekuri grafomotore më të dobët, gjë që është në përputhje me pasojat e ekspozimit të hershëm dhe të tepruar ndaj mediave dixhitale”, thotë një studim.