image Biletat për "Kosovë-Çeki" shiten katërfish më shtrenjtë

Tregu i zi/ Biletat për “Kosovë-Çeki” shiten katërfish më shtrenjtë

news image

Rreth 1 milion e 800 mijë kërkesa ishin nga tifozët e Kosovës për ndeshjen e 7 shtatorit, Kosovë – Republika e Çekisë dhe ato ishin shitur brenda 15 minutave.

Biletat janë shitur, por keqpërdorimet e shumta vazhdojnë të ndodhin pavarësisht krijimit të sistemit online për shitjen e tyre.

Nëpër rrjete sociale vazhdojnë të shpallin bileta në shitje për sfidën e 7 shtatorit, që luhet nga ora 15:00 në ‘Fadil Vokrri’.

Një person ka publikuar foto me 15 bileta gjithsej dhe çmimet janë astronomike.

Ai ka shkruar se posedon 7 bileta të pjesës lindore, ndërsa secila nga to kushton 50 euro. Me çmimet reale, kjo biletë do duhej të kushtonte vetëm 10 euro.

Gjithashtu në shpallje janë edhe 9 bileta në pjesën jugore të cilat shiten 25 euro për copë, ndërsa ato kushtojnë vetëm 5 euro.

Ky persona ka treguar edhe një detaj interesant, duke thënë se të gjitha biletat të pjesës lindore dhe jugore janë afër njëra-tjetrës nëpër ulëse të stadiumit