image Bileta me çmime të larta për ndeshjen Kosovë-Çeki

Kosovë

Tregu i zi/ Bileta me çmime të larta për ndeshjen Kosovë-Çeki

news image

Shumë prej qytetarëve kanë mbetur pa bileta ndërkohë që kjo ka nxitur stërshitësit të përfitojnë nga ky rast përmes tregut të zi.

Në prag të ndeshjes futbollistike mes Kosovës dhe Republikës Çeke, në rrjetet sociale vazhdojnë të shpallen bileta në shitje me çmime shumfish më të larta se çmimet reale.

Një person ka ofruar sot biletën në shitje me një çmim trefish më të lartë. Ai ka bërë të ditur se e shet biletën për zonën Lindje me çmim prej 40 eurosh ndërkohë që me çmimet reale, kjo biletë do duhej të kushtonte vetëm 10 euro, shkruan Sinjali

Edhe më herët është raportuar për vërshimin e tregut të zi nga stërshitësit që tentojnë të përfitojnë në formë të paligjshme duke shfrytëzuar interesimin e jashtzakonëshëm të qytetarëve për ta parë këtë ndeshje.

Biletat për ndeshjen Kosovë- Republika Çeke ishin shitur në kohë rekord. Brenda një çerek ore të gjitha ulëset e stadiumit ishin rezervuar prej momentit kush ishte kishte filluar shitja e tyre.    

Rreth 13 mijë e 500 shikues pritet ta shikojnë ndeshjen e sotme në stadiumin e kryeqytetit “Fadil Vokrri” aq sa është edhe kapaciteti i këtij stadiumi. “Fadil Vokrri” nuk i ploteëson as për së afërmi kërkesat e mëdha të qytetarëve për ndeshjet reprezentative ndërkombëtare.

Rreth 1 milion e 800 mijë kërkesa kanë qenë për ta parë ndeshjen që do të luhet sot prej orës 15:00 në Prishtinë. /Sinjali/