Bildt: Pas tensioneve të fundit, vështirë të rikthehet dialogu Prishtinë-BeogradSinjali Bildt: Pas tensioneve të fundit, vështirë të rikthehet dialogu Prishtinë-Beograd

Siguri

Bildt: Pas tensioneve të fundit, vështirë të rikthehet dialogu Prishtinë-Beograd

news image

Ish-kryeministri suedez dhe ish-përfaqësuesi i lartë për Bosnje dhe Hercegovinën, Carl Bildt, ka vlerësuar sot se pas incidenteve të fundit në Kosovë, nuk do të jetë e lehtë të rikthehet dialogu Beograd-Prishtinë.

Bildt gjithashtu ka theksuar intervenimin e BE-së dhe ShBA-së për parandalimin e përkeqësimit të situatës për në vazhdim.

“Nuk do të jetë e lehtë të rikthehet dialogu mes Beogradit dhe Prishtinës pas ngjarjeve të ditëve të fundit. Është e rëndësishme të vazhdohet misioni i madh i paqes KFOR-it, por edhe më i rëndësishëm është veprimi i fuqishëm diplomatik i Bashkimit Evropian dhe i SHBA-së, për të parandaluar përkeqësimin e mëtejshëm të situatës”, tha Bilt në Twitter.

Bildt kishte bërë një reagim edhe më herët rreth situatës në veri, ku ka deklaruar se sulmet e militantëve serbë ndaj ushtarëve të KFOR-it, janë më të rëndat ndër vite.

“Kjo është më e rënda që është parë në Kosovë për shumë vite. Militantët serbë në veri të Kosovës sulmojnë forcat e NATO-s dhe lëndojnë dhjetë prej tyre. Cikli i eskalimit duhet të ndërpritet me shpejtësi”, ka shkruar Bildt.

/GazetaSinjali/