image “Bild” raporton se kosovari Rrustem Llapi e kreu vrasjen për një borxh prej 15 mijë eurove

Evropë

“Bild” raporton se kosovari Rrustem Llapi e kreu vrasjen për një borxh prej 15 mijë eurove

news image

Një borxh prej 15 mijë eurove dyshohet se ka qenë arsyeja pse Rrustem Llapi e qëlloi për vrasje reperin gjerman me origjinë serbe, Aleks M.

Siç raportoi “Bild” të hënën në mbrëmje, kosovari i dyshuar për vrasje kishte humbur në kumar, sipas burimeve brenda hetuesisë gjermane.

“Vrasësi humbi në kumar dhe u kthye me pistoletë”, shkruhet në titullin e artikullit të “Bild”

“A ka vdekur reperi gangster dhe pronari i lokalit Aleksandar M. (38-vjeç) për 15 mijë euro? Ai u qëllua katër herë të dielën mbrëma nga vrasësi i dyshuar me tuta të kuqe në Dyseldorf”, shkruan tabloidi gjerman.

Prokuroria është duke e hetuar prapavijën e krimit.

“Sfondi i krimit është ende objekt i hetimit”, tha prokurori publik Martin Stucker për gazetën Express.de.

Gjatë këtyre hetimeve do të bëhet e qartë edhe akuza ndaj të dyshuarit kryesor, që është Rrustem Llapi, një 52-vjeçar nga Podujeva.

Mediat gjermane shkruajnë se vepra penale ndaj tij mund të jetë vrasje ose vrasje e rëndë.

/GazetaSinjali/