image Bilans tragjik nga sulmi në Amerikë

Siguri

Bilans tragjik nga sulmi në Amerikë

news image

21-vjeçari me kallashnikov lë 20 të vdekur gjatë një sulmi në Teksas

​Njëzet persona kanë humbur jetën dhe 26 të tjerë kanë mbetur të plagosur në një sulm masiv nëqytetin El Paso të Teksasit.
Masakra ndodhi në një supermarket të rrjetit “Walmart” në afërsi të Cielo Vista Mall, disa kilometra nga kufiri SHBA-Meksikë.
Autori i ngjarjes është një 21-vjeçar i cili i armatosur me një kallashnikov AK-47, u fut në qendrën tregtare nga hyrja e një parkimi i cili filloi të qëllonte mbi turmën ndërkohë që mbante edhe dëgjuese në veshë.
Mediat amerikane thonë se 21 vjeçari është Patrick Crusius, i cili u identifikua falë kamerave të sigurisë. Ai arriti të neutralizohet nga policia dhe momentalisht është në paraburgim. Vetëm pak ditë më parë një ngjarje e tillë e tmerrshme ndodhi në një festival në Kaliforni./Sinjali/