image Bilanci rreth koronavirusit në Maqedoninë e Veriut, 127 raste të reja dhe 5 viktima

Rajon

Bilanci rreth koronavirusit në Maqedoninë e Veriut, 127 raste të reja dhe 5 viktima

news image

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni ka njoftuar se prej 1 mijë e 574 testimeve brenda 24 orëve, janë regjistruar 127 raste të reja me koronavirus.

Ndërkaq gjatë 24 orëve të fundit, 95 persona janë shëruar kurse 5 kanë ndërruar jetë.

Prej rasteve të reja 43 janë në Shkup, 11 në Kumanovë, 1 në Dibër, 4 Shtip, Prilep 8, Tetovë 4, Strugë 5, Veles dhe Manastir nga një rast, Ohër 4, Gostivar 10, Gjevgjeli 3, Strumicë 5, Kriva Pallanka 5, Koçani 2, Probishtip 3, Makedonski Brod 1, Pehçevë dhe Berovë nga 3, Dellçevë 7, Kratovë 1 dhe Kërçovë 2.

Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoni të Veriut numri i të infektuarve është 14 mijë e 998, kurse të shëruar janë 12 mijë 149 dhe numri i të vdekurve është 614. /GazetaSinjali/