image Bilanci i koronavirusit në Kosovë, afro 4 mijë raste aktive

Shëndetësi

Bilanci i koronavirusit në Kosovë, afro 4 mijë raste aktive

news image

Kosova ka aktualisht 10 mijë e 247 raste me koronavirus, ndërsa aktualisht janë 3 mijë e 976 raste aktive, shkruan Gazeta Sinjali.

Deri tani, gjithsej 327 persona e kanë humbur betejën me koronavirusin dhe të njëjtit raportohet se kanë pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese.

Në 24 orët e fundit janë shëruar edhe 142 pacientë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është gjithsej 5 mijë e 994.

Deri tani janë testuar gjithsej 40 mijë e 646 persona të cilët ishin të dyshuar për koronavirus./GazetaSinjali/