image Bilanci i koronavirusit, 53 mijë viktima, mbi 1 milion të infektuar, 10 shtetet më të prekura

Shëndetësi

Statistikat/ Bilanci i koronavirusit, 53 mijë viktima, mbi 1 milion të infektuar, 10 shtetet më të prekura

news image

Numri i të vdekurve në mbarë botën nga koronavirusi rritet dita ditës. Europa dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë vendet më numrin më të lartë të vdekjeve nga Covid-19.

Sipas të dhënave zyrtare deri tani numri i vdekjeve në mbarë botën ka shkuar në 53 mijë persona. Mbi 1 milionë persona janë tashmë bartës të virusit vdekjeprurës. Më poshtë do të rendisim 10 vendet me numrin më të lartë të vdekjeve. Shifrat i përkasin datës 3 prill 2020.

Renditja vijon si më poshtë:

-Italia 13,915 të vdekur
-Spanja 10,348 të vdekur
-SHBA 5,911 të vdekur
-Franca 5,387 të vdekur
-Kina 3,322 të vdekur
-Irani 3,160 të vdekur
-Britania e Madhe 2,926 të vdekur
-Holanda 1,341 të vdekur
-Gjermani 1,107 të vdekur
-Belgjika 1,011 të vdekur