Nga 227 mostra të testuara, sonte janë konfirmuar edhe 58 raste pozitive me koronavirus në Kosovë, duke e çuar në 1 mijë e 384 numrin e përgjithshëm të të prekurve.
Nga kjo shifër e përgjithshme, 921 persona janë shëruar, kurse 31 të tjerë kanë ndërruar jetë, shkruan Gazeta Sinjali.
Numri i personave të testuar për COVID-19 në Kosovë që nga fillimi i pandemisë është 17 mijë e 934.
Sipas tabelës së siguruar nga Gazeta Sinjali, në Kosovë tani janë edhe 432 raste aktive me COVID-19.
Nga të gjitha komunat me raste pozitive të konfirmuara me koronavirus, e para për nga numri i të infektuarve prin Vushtrria, pastaj Prizreni, i cili pason me Prishtinën dhe në vendin e katërt Ferizaj.
Më poshtë gjeni statistikat për të gjitha komunat e Kosovës./Gazeta Sinjali/