image Bilanci i fundit në Shqipëri, 6 viktima dhe 139 raste të reja me COVID-19

Shqipëri

Bilanci i fundit në Shqipëri, 6 viktima dhe 139 raste të reja me COVID-19

news image

Janë konfirmuar dhe 6 viktima dhe 139 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 561 persona.

Po ashtu janë shëruar 69 qytetarë, duke e çuar numrin total të të shëruarve në 3 mijë e 123.

“Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë kryer 561 testime për të dyshuar të prekur nga COVID-19, ku 139 persona janë konfirmuar të prekur nga virusi COVID-19.
Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 81 raste në Tiranë, 10 në Berat, 8 në Durrës, 7 në Tropojë, 6 në Elbasan, nga 3 raste në Shkodër, Kukës, Lezhë, Kavajë, Pogradec, nga 2 raste në Korçë, Divjakë, Shijak, nga 1 rast në Lushnje, Mirditë, Tepelenë, Vau i Dejës, Malësi e Madhe, Bulqizë”, thuhet në njoftim./Gazeta Sinjali/