Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri kanë humbur jetën katër qytetarë nga COVID-19, ndërsa janë konfirmuar 770 raste të reja.
Në të gjithë vendin aktivë me këtë virus janë tetë mijë e 157 pacientë.
19 pacientë të prekur me COVID janë në gjendje të rëndë, ndërsa në total të shtruar në spitale janë 182 të infektuar.