Autoritetet shëndetësore në Mal të Zi kanë publikuar të dhënat e fundit rreth koronavirusit.
Në Mal të Zi janë regjistruar 52 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit, ndërsa nuk është regjistruar asnjë rast me fatalitet.
Po ashtu nga Instituti i Shëndetit Publik në Mal të Zi është njoftuar se në 24 orët e fundit janë shëruar 75 persona.
Në Mal të Zi, u testuan 407 mostra për 24 orë. Një nga rastet pozitive është në Ulçin, ndërsa Podgorica vazhdon të ketë numrin më të madh të rasteve, gjithsej janë regjistruar 16 raste të reja./ Gazeta Sinjali/