Këngëtarja njëherësh moderatorja shumë e përfolur shqiptare Big Mama, ka gati projektin e ri muzikor.
Kënga titullohet “Akoma të dua” dhe do të publikohet nesër e shoqëruar me videoklip, transmeton Gazeta Sinjali.
Këtë e ka bërë të ditur vetë artistja përmes rrjetit social Instagram, ku numëron mbi 170 mijë ndjekës.
“A jeni gati? Po vjen Akoma të dua nesër në orën 15:30”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e fotografisë, në të cilën shfaqet e ulur në tavolinë me aktorin e njohur Serhat Kaynarpinar.
Artistja javë më parë zgjoi dyshime se ishte në lidhje me Kaynarpinarin, pasi që publikonte fotografi me të, në të cilat dyshja shiheshin shumë afër njëri-tjetrit. Por, siç duket gjitha këto postime kane qenë për të hutuar publikun dhe se dyshja janë bashkuar vetëm për klipin e kësaj kënge./Gazeta Sinjali/