Spektakli i Big Brother Vip Albania 2 duket se do të nisë më shpejt sesa e prisnim. Lajmin e bëri të ditur vetë produksioni i ‘Top Channel’ ku ka publikuar spotin me njoftimin e nisjes së programit së shpejti.
Ashtu sikurse edhe në vitin e kaluar, edhe ky edicion duket se do i besohet moderatores së njohur, Arbana Osmani.
Vitin e kaluar Big Brother Vip Albania nisi në muajin tetor duke u bërë një nga emisionet më të ndjekur të vitit të kaluar.