image Big Brother 'tmerron' banorët, ua shfaq pamjet dhe informacionet për tërmetin në Turqi e Siri

Bota e Yjeve

Big Brother ‘tmerron’ banorët, ua shfaq pamjet dhe informacionet për tërmetin në Turqi e Siri

news image

Nata e sotme ka nisur jo si zakonisht në Big Brother. Produksioni ka vendosur mbrëmjen e sotme të informoj banorët brenda shtëpisë për tërmetin shkatërrimtar i cili deri më tani ka regjistruar më shumë se 25 mijë viktima.

Banorëve i është bërë me dije tragjedia që ka prekur Turqinë dhe Sirinë , ku kanë humbur jetën me mijëra njerëz.

“Kemi vendosur t’ja themi banorëve tragjedinë e rëndë të ndodhur nga tërmeti në Turqi dhe Siri.

Ne duam që me fuqinë e medias dhe Top Channel të bëjmë një donacion për këtë tragjedi kaq të rëndë natyrore që na ka prekur të gjithëve.

Ne do ua themi banorëve këtë jo pa qëllim, sepse kërkojmë të bëjmë një donacion sado të vogël për të ndihmuar popullin turk dhe atë sirian në këto ditët kaq të vështira.”- tha Arbana.

Pamjet e shfaqura në ekran dhe informacionet lidhur me numrin e viktimave, kanë bërë që banorët të shpërthejnë në lot të tmerruar.

Bledi: Ne kemi hyrë në Big Brother kur ajo ngjarje ndodhi. Numri sot qenka shumëfishuar.

Nga ne do te vijnë lajme solidariteti. Ne nuk harrojmë ça ndodhi në Tupanë. Ne lutemi për Turqinë dhe Sirin.

Arbër Hajdari, drejtuesi i fondacionit “Fundjava ndryshe” u bënë thirrje shqipëtarëve të kontribuojnë në ndihmë të familjeve të prekura nga tërmeti.

Arbër: Sfida jonë sot është që jo vetem të tregojmë solidaritetin, por dhe mirënjohjen e populit shqiptar. Jo me larg se 4 vite dhe ne na ndodhi e njejta gjë. Turqia ishte ajo që na ndihmoi pa hezitim. Ne kemi derguar ndihmat e para sot.

Duam mos të jene as kamionet e para as të fundit.

Duam të dërgojme ndihma dinjitoze. I ftojmë të gjithë njerëzit të bashkohen.

/GazetaSinjali/

/GazetaSinjali/