Një grua ka mbetur e lënduar pasi është zënë nga skelet e një lokali i cili ishte duke u rregulluar në qendër të Gjilanit.
Sinjali mëson se viktima bashkë me një fëmijë ishte duke kaluar afër lokalit në të cilin kishte punime e ku më pas skelet kishin rënë mbi të.
Rastin për Sinjalin e kanë konfirmuar nga policia në Gjilan.
Ata kanë thënë që nga ky incident është lënduar një grua, e cila është duke marrë trajtim mjekësor.