image Bieber pas protestave kundër Vuçiqit: Asnjë dhunë në Kosovë nuk mund ta ndryshojë këtë dinamikë

Politikë

Bieber pas protestave kundër Vuçiqit: Asnjë dhunë në Kosovë nuk mund ta ndryshojë këtë dinamikë

news image

Profesori në Universitetin e Grazit, Florian Bieber, njëherësh edhe njohës i rrethanave politike të Ballkanit Perëndimor, ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur nga serbët në qendër të Beogradit, ku dhjetëra mijëra persona protestuan nën sloganin “Serbia kundër dhunës”.

Bieber ka shkruar në Twitter se kurrfarë tensioni e dhune në Kosovë nuk mund të ndalë dinamikën e kësaj proteste në Serbi.

“Asnjë dhunë në Kosovë nuk mund ta ndryshojë këtë dinamikë. Nacionalizmi ka dështuar t’i mposhtë qytetarët e angazhuar. Koha për SHBA & BE për ta kuptuar”, ka shhkruar Bieber.

Kjo protestë u thirr nga opozita dhe është e katërta e këtij lloji që organizohet në Serbi, për të kundërshtuar përgjigjen e Qeverisë serbe pas dy sulmeve masive që ndodhën në maj në këtë shtet, kur u vranë 18 persona.

Pasi qytetarët u mblodhën para ndërtesës së Kuvendit serb, ata vendosën lule dhe nderuan viktimat e sulmeve me armë zjarri.

/GazetaSinjali/