image Bie sistemi online i Trustit pa filluar ende aplikimi për 10%

Kosovë

Bie sistemi online i Trustit pa filluar ende aplikimi për 10%

news image

Ndonëse ende nuk është hapur faqja e aplikimit për tërheqjen e 10% nga Trusti, ajo është bllokuar dhe është jashtë funksionit.

Nëse klikoni në www.trusti10.org, faqja nuk hapet.

Trusti kishte njoftuar se aplikimi do të fillojë sot në orën 15:00.

Edhe pse Jeton Demi zëdhënës në Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës, dje ka thënë se besojnë se webfaqja e re e përgatitur për këtë çështje do të përballojë fluksin e lartë të kërkesave.

“Webfaqja është përgatitur tani është platformë e re dhe është e ndërtuar mbi teknologjinë e fundit të ruajtjes dhe marrjes së informacionit, besojmë që do t’i përballojë të gjitha kërkesat, fikusin e lartë, por duke qenë se ndodhë hera e parë për ne që të kemi një projekt të tillë pritet ta testojmë, ta shohim se si do të funksionojë, pritshmëritë i kemi të mëdha dhe pozitive”, ka deklaruar Demi.

/GazetaSinjali/