Shërbimi Spitalore Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se po vazhdon të bie numri i pacientëve, të cilët janë të shtrirë në klinikat COVID dhe në spitalet e përgjithshme, raporton Gazeta Sinjali.
Aktualisht në klinikat COVID-19 në QKUK dhe në spitalet e përgjithshme, në trajtim mjekësor janë 960 pacientë, 846 prej të cilëve janë konfirmuar pozitivë me koronavirus, 818 me oksigjeno – terapi dhe 56 në kujdes intensiv, në gjendje të rëndë shëndetësore.
Raporti i ShSKUK-së:
Klinika Infektive, 95 pacientë.
Klinika Infektive II ( Mjekësi Sportive), 88 pacientë.
Klinika Infektive III ( Interno), 58 pacientë.
Klinika e Pulmologjisë, 84 pacientë.
Mjekimi Intensiv COVID-19 dhe Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive 21 pacientë.
Klinika e Gjinekologjisë, 14 pacientë.
Klinika e Pediatrisë, 3 pacientë.
Spitali i Prizrenit, 131 pacientë.
Spitali i Gjakovës, 73 pacientë.
Spitali i Pejës, 169 pacientë.
Spitali i Gjilanit, 85 pacientë.
Spitali i Vushtrrisë, 17 pacientë.
Spitali i Mitrovicës, 50 pacientë.
Spitali i Ferizajt, 71 pacientë./Gazeta Sinjali/