Maqedonia e Veriut ka regjistruar edhe 94 raste pozitive me COVID-19, gjatë 24 orëve të fundit, ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë.
Sa u përket rasteve të reja, në Shkup janë regjistruar 49, Kumanovë-2, Shtip-8, Prilep-1, Tetovë-6, Strugë-2, Gostivar-13, Koçanë-2, Sveti Nikollë-9 dhe Kërcove-2.
ISHP-ja ka regjistruar 42 pacientë të shëruar, prej të cilëve vetëm në Shkup – 27.
Kanë ndërruar jetë 8 persona, 2 pacientë nga Shkupi, dy nga Gostivari dhe nga një pacient nga Prilepi, Struga, Ohri dhe Kërçova.
Numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve me koronavirus në Maqedoninë e Veriut shkon në 8 mijë e 623, numri i të shëruarve është 4 mijë e 603, kurse i viktimave – 401. Për momentin, siç raportojnë autoritetet e shëndetësisë, numri i rasteve aktive në vend është 3 mijë e 619./Gazeta Sinjali/