9 persona kanë vdekur, ndërsa 518 janë infektuar me koronavirus në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut.
Siç njofton Ministria e Shëndetësisë gjatë kësaj periudhe kohore janë testuar gjithsej 2 mijë e 367 persona, transmeton Gazeta Sinjali.
Shpërndarja gjeografike e infeksioneve: Shkup-261, Kumanovë-13, Shtip-19, Prilep-21, Tetovë-30, Strugë-5, Veles-13, Manastir-21, Ohër-15, Kavadar-11, Gostivar-10, Gjevgjeli-11, Strumicë-23, Kriva Pallankë-4, Radovish-6, Koçan-11, Probishtip-6, Berovë-2, Vallandovë-3, Vinicë-2, Dellçevë-3, Shën Nikollë-8, Kërçovë-13, Resnjë-6, Negotinë-1.
Ndërkohë nga fillimi i pandemisë e deri më tani në Maqedoninë e Veriut janë konfirmuar 25 mijë e 991 raste pozitive me COVID-19, prej të cilëve 883 kanë humbur jetën. /Gazeta Sinjali/