Maqedonia e Veriut ka regjistruar 162 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit, nga 1 mijë e 350 testime të kryera, transmeton Gazeta Sinjali.
Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë kësaj periudhe janë regjistruar edhe katër viktima, tre nga Shkupi (55, 80 dhe 81) dhe një nga Shtipi (81).
Ndërsa, Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 109 pacientë të shëruar.
Me rastet e sotme numri i të infektuarve arrin në 18 mijë e 138, prej të cilëve 15 mijë e 68 janë shëruar, ndërsa 743 kanë ndërruar jetë. Numri i rasteve aktive është 2 mijë e 327./Gazeta Sinjali/