image Bie numri i pacientëve me koronavirus që po trajtohen në spitalet e Kosovës

Shëndetësi

Bie numri i pacientëve me koronavirus që po trajtohen në spitalet e Kosovës

news image

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar ka publikuar raportin 24 orësh mbi gjendjen e pacientëve në klinikat COVID të QKUK-së dhe spitalet rajonale.

Sipas njoftimit, në gjithë ShSKUK-në po trajtohen 197 pacient, 19 më pak se dje, raporton Sinjali.

Në Mjekim Intensiv janë 13 pacientë, ndërsa me oksigjenoterapi janë 135 pacientë.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:

Klinika Infektive, 66 pacientë
Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, 11 pacientë
Klinika e Pediatrisë, 9 pacientë
Klinika e Gjinekologjisë, 20 pacientë
Spitali i Prizrenit, 18 pacientë
Spitali i Gjilanit, 19 pacientë
Spitali i Pejës, 14 pacientë
Spitali i Gjakovës, 21 pacientë
Spitalit Mitrovicës, 10 pacientë
Spitali i Ferizajt, 9 pacientë

/GazetaSinjali/