Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se 17 pacientë të konfirmuar me COVID-19 janë duke marrë trajtim në spitalet rajonale dhe klinikat COVID në QKUK.
Sipas ShSKUK-së, 34 pacientë që po marrin trajtim kanë kaluar virusin, ndërkohë 1 pacient është në mjekim intensiv në gjendje të rëndë shëndetësore dhe 15 me oksigjeno-terapi.
Njoftimi i ShSKUK-së:
Në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, në trajtim mjekësor janë 51 pacientë nga COVID-19.
17 pacientë janë të konfirmuar me COVID-19 pozitivë, kurse 34 janë pacientë që po marrin trajtim mjekësor post-COVID. 15 pacientë janë me oksigjeno-terapi dhe 1 në mjekim intensiv, në gjendje të rënduar shëndetësore.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:
Klinika Infektive, 3 pacientë;
Klinika e Pulmologjisë,31 pacientë, post-COVID;
Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive, 1 pacient;
Spitali i Prizrenit, 2 pacientë;
Spitali i Gjakovës, 7 pacientë;
Spitali i Pejës, 4 pacientë;
Spitali i Mitrovicës, 1 pacient;
Spitali i Ferizajt, 2 pacientë./GazetaSinjali/