image Bie numri i pacientëve me COVID-19 që po trajtohen në spitale

Shëndetësi

Bie numri i pacientëve me COVID-19 që po trajtohen në spitale

news image

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se është ulur në 516 numri i pacientëve me COVID-19 që po trajtohen në QKUK dhe në Spitalet e Përgjithshme, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas njoftimit të ShSKUK-së, 38 pacientë me COVID-19 që janë të shtrirë në spitale janë në gjendje të rëndë shëndetësore, kurse 406 nën asistim të oksigjenoterapisë.

“Në QKUK janë të shtrirë 220 pacientë: 15 prej tyre në gjendje të rënduar, 161 të konfirmuar me Sars Cov-2 pozitivë, 183 me oksigjeno-terapi. Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 296 pacientë, 23 prej tyre në gjendje të rënduar, 249 të konfirmuar pozitivë, 223 me oksigjeno-terapi”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e ShSKUK-së./Gazeta Sinjali/