Shërbimi Spitalor i Kosovës ka njoftuar se në klinikat e COVID-it të QKUK-së dhe në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 112 pacientë.
Prej tyre, 36 janë të konfirmuar me COVID-19, 3 janë në gjendje të rënduar shëndetësore, si dhe 91 janë në asistim të okisgjeno-terapisë.
Në Spitalet e Përgjithshme janë të shtrirë 37 pacientë.
“Spitali i Prizrenit me 4 pacientë, Spitali i Gjakovës me 4 pacientë, Spitali i Pejës me 14 pacientë, Spitali i Gjilanit me 4 pacientë, Spitali i Ferizajt me 1 pacientë, Spitali i Mitrovicës me 4 pacientë, Spitali i Vushtrrisë me 6 pacientë” thuhet në njoftimin e ShSKUK-së./Gazeta Sinjali/