Një person ka pësuar lëndime pasi ka rënë në tokë nga një ndërtesë në lagjen Arbëria në kryeqytet, shkruan Gazeta Sinjali.
Rastin e kanë konfirmuar për Sinjalin nga Policia e Kosovës, teksa kanë bërë të ditur se i lënduari është dërguar për trajtim në QKUK.
“Sot rreth orës 16:30, kemi pranuar informatën se në lagjen Arbëria në Prishtinë, një person derisa ishte duke punuar ka rënë nga një lartësi (ndërtesë) dhe ka pësuar lëndime të rënda trupore. Personi i lënduar mashkull (1981), është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK. Rasti po hetohet nga njësitet kompetente në koordinim me institucionet përkatëse”, ka thënë Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës. /Gazeta Sinjali/