image Bie pa ndjenja një person në parkingun e Viva Fresh në Pejë, mjeku konstaton vdekjen

Siguri

Bie pa ndjenja një person në parkingun e Viva Fresh në Pejë, mjeku konstaton vdekjen

news image

Një  person derisa ishte duke vizituar qendrën tregtare Viva fresh në rrugën “Lekë Dukagjini” në Pejë rreth orës 12.50 është rrëzuar pa ndjenja në tokë, ku edhe ka gjetur vdekjen.

Burimet e Sinjalit tregojnë se menjëherë tek vendi i ngjarjes kanë dalë policia dhe ambulanca, ku dhe mjeku ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Sinjali edhe zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili tha se rreth orës 12.50 policia është njoftuar nga sigurimi i qendrës tregtare në rrugën Lekë Dukagjini” në Pejë se një person është i shtrirë  në parking.

Gashi tregoi se Policia dhe ambulanca kanë dalë tek vendi i ngjarjes dhe se mjeku ka konstatuar vdekjen.

Policia dhe prokuroria janë në vendin e ngjarjes duke hetuar rastin.

/GazetaSinjali/