image Bie nga shtylla, vdes elektricisti shqiptar

Rajon

Rajon/ Bie nga shtylla, vdes elektricisti shqiptar

news image

Një elektricist ka mbetur i vdekur gjatë orarit të tij të punës në qytetin e Gjirokastrës .

63 vjeçari ka rënë nga shtylla ku ishte duke punuar dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Mësohet se fjala është për shtetasin Mariglen Lekgjika.

Ende nuk është mësuar nëse 63 vjeçari ka rënë në kontakt me rrymën apo nëse ka patur një tjetër arsye që ka sjellë rënien e tij nga lartësia./Gazeta Sinjali/