Fati e ka shpëtuar nga humbja e jetës një fëmijë. Një video e publikuar në rrjetet sociale tregon momentin kur një djalë vetëm 2 vjeç i kacavjerrur në hekurat e ballkonit përpiqet të shpëtojë.
Në një moment duart i rrëshqasin dhe djali rrëzohet nga kati i gjashtë i pallatit.
Fatmirësisht fëmija arriti të shpëtojë pasi u prit nga fqinjët të cilët kishin hapur një çarçaf të madh. /Sinjali/