image Bie nga dy metra lartësi, lëndohet punëtori në Gjakovë

Siguri

Bie nga dy metra lartësi, lëndohet punëtori në Gjakovë

news image

Një person është lënduar në vendin e tij të punës dje rreth orës 18:04 në Gjakovë, shkruan Gazeta Sinjali.

Policia ka njoftuar se derisa viktima ishte duke punuar ka rënë nga një lartësi prej dy metrash, ku si pasojë ka pësuar lëndime trupore në disa pjesë të trupit.

Viktima më pas është dërguar në spital për trajtim mjekësor ku sipas mjekëve gjendja e tij është stabile.

Policia deri më tani nuk ka arrestuar asnjë person për këtë rast.

/Gazeta Sinjali/