image Bie në prangat e Policisë asamblisti i VV-së në Prishtinë, dyshohet për ushtrim të ndikimit

Siguri

Bie në prangat e Policisë asamblisti i VV-së në Prishtinë, dyshohet për ushtrim të ndikimit

news image

Asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje në Komunën e Prishtinës, Berat Lahu, është arrestuar nga Policia e Kosovës, raporton Gazeta Sinjali.

Arrestimin e tij e ka konfirmuar prokurori i rastit ‘Brezovica’, Rasim Maloku, i cili ka thënë se Lahu dyshohet se ka kryer veprën penale ‘Ushtrim i ndikimit’.

Ndryshe, Gazeta Sinjali sot raportoi ekskluzivisht për bastisjen e banesës së Lahut i cili përpos aktivist e asamblist i VV-së, është edhe dhëndër i ministrit të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu.

Lahu ishte arrestuar edhe në fillim të muajit mars nën dyshimin për lëshimin e lejeve ndërtimore në Parkun Kombëtar të Sharrit.

Ai është asamblisti më i votuar i Lëvizjes Vetëvendosje në Komunën e Prishtinës, sipas zgjedhjeve lokale të 14 tetorit, 2021.

Ndryshe gjatë aksionit janë arrestuar edhe shtatë persona tjerë, ku dy prej tyre janë po ashtu zyrtarë të Ministrisë që drejton Aliu.

Prokuroria ka njoftuar se të dyshuarit janë ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh nën dyshimet se kanë kryer veprat penale “Marrja e ryshfetit”, “Dhënia e ryshfetit” , “Fajdeja” dhe “Ushtrimi i ndikimit”.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet ipafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/