image Bie në pranga të Policisë edhe një 'diller' i drogës, kapet pas mesnate në Fushë Kosovë

Siguri

Bie në pranga të Policisë edhe një ‘diller’ i drogës, kapet pas mesnate në Fushë Kosovë

news image

Policia e Kosovës ka ndaluar pas mesnatës në Fushë Kosovë, një person të dyshuar për shitblerje të paautorizuar të substancave narkotike, shkruan Gazeta Sinjali.

Siç mëson Sinjali, derisa njësia policore po patrullonte në rrugën ”Nëna Tereza” kishte vërejtur se nga një veturë ishin hedhur dy qese të dyshimta me narkotikë. Policia ka arritur ta ndalojë të dyshuarin, V.K., 30-vjeçar me ç’rast ka kontrolluar veturën nën dyshimet për gjësende të kundërligjshme.

Në veturë, zyrtarët policorë kanë gjetur substancë narkotike të dyshuar kokainë si dhe marihuanë. I dyshuari është shoqëruar për në stacion policor për t’u intervistuar, ndërsa qeset me narkotikë janë konfiskuar si dëshmi për rastin.

Lidhur me këtë rast, burimet brenda Prokurorisë kanë bërë të ditur se prokuroi kujdestar ka dhënë urdhër që ndaj të dyshuarit të iniciohet rasti “Blerja, shitje, posedim, i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.

/GazetaSinjali/