Policia e Kosovës për çdo ditë arrin që të arrestojë persona të cilët janë në kërkim për kryerjen e veprave penale të ndryshme. Gazeta Sinjali vazhdimisht ka raportuar për të tilla raste, kur personat e kërkuar me urdhëresë të Gjykatave bien në duart e organeve të rendit, raporton Gazeta Sinjali.
Gjatë ditës së djeshme është arrestuar një 35-vjeçar në rrugën “Tahir Sinani” në Shtime, i cili po kërkohej me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Ferizaj.
Sinjali mëson se i njëjti ishte i dënuar me burgim për kryerjen e veprës penale “Keqpërdorim i besimit”.
Pas arrestimit, ai është dërguar në vuajtje të dënimit në Qendrën Korrektuese në Smrekonicë.