image Bie në pranga i dyshuari për shtytje në vetëvrasjen e 19 vjeçares në Mitrovicë

Siguri

Bie në pranga i dyshuari për shtytje në vetëvrasjen e 19 vjeçares në Mitrovicë

news image

Vdekja 19 vjeçarës në fshatin Vinarc i Epërm kishte tronditur të enjten jo vetëm qytetin e Mitrovicës, por edhe më gjerë. Betina Ymeri dyshohet se i dha fund jetës së saj, pasi ishte dërguar pa shenja jete në spitalin e qytetit.

Gazeta Sinjali, kishte mësuar se viktima ka qenë në depresion kohën e fundi për shkak të kërcënimeve serioze nga i fejuari i saj, i cili është arrestuar nga Policia.

Policia njofton se me 9 gusht rreth orës 21:40, si rezultat i hetimeve të zhvilluara nga ana e Njësisë së Hetimeve Rajonale në Mitrovicë Jug (NJHR) në koordinim me prokurorin e shtetit, hetuesit e NJHR-së kanë arrestuar personin L.SH, 19 vjeçar, duke u bazuar në dyshimet se viktima kohët e fundit kishte qenë në presion të vazhdueshëm nga i dyshuari, në këtë rast i fejuari i viktimës.

“Ndaj të dyshuarit në fjalë është iniciuar rasti për dyshimin e kryerjes së veprës penale: ,,Shtytja në vetëvrasje dhe ndihma në vetëvrasje”, ndërsa me urdhër të prokurorit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh. Hetimet në lidhje me këtë rast do të vazhdojnë nga ana e hetuesve të NJHR-së në koordinim me prokurorin e shtetit”, thuhet në njoftimin e policisë .

/GazetaSinjali/