Kontrollet policore në Skenderaj kanë çuar në arrestimin e një personi që dyshohet se qarkullonte i armatosur me armë zjarri.
Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se rasti është zbuluar mbrëmjen e së premtes në rrugën “Fadil Rrustemi”, gjatë një pike kontrolli të ngritur nga Njësia Rajonale për Siguri dhe Reagim të Shpejtë (NJRSH).
Sipas informacioneve të siguruara, gjatë kontrollit të një automjeti, zyrtarët policorë kanë gjetur tek drejtuesi i tij një armë të shkurtër zjarri.
Sinjali mëson se bëhet fjalë për Kujtim Lutfiun, rreth 42-vjeçar, i cili është shoqëruar në Stacionin Policor në Skenderaj për procedura të mëtejshme.
Nga i dyshuari është sekuestruar një pistoletë e llojit Beretta 7.65 mm, një karikator dhe shtatë fishekë të të njëjtit kalibër.
Pas konsultimit me Prokurorin e Shtetit, i dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës, ndërsa rasti është iniciuar për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Me vendim të Prokurorit, 42-vjeçari është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Pika e kontrollit i doli peng. Policia i gjeti pistoletën, karikatorin dhe fishekët, ndërsa 42-vjeçari përfundoi pas grilave.
Shënim: Personi i përmendur në këtë lajm konsiderohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të vërtetohet me vendim të formës së prerë të gjykatës kompetente.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!