image Bie në humnerë një punëtor i ndërtimit në Deçan, dërgohet në QKUK

Siguri

Bie në humnerë një punëtor i ndërtimit në Deçan, dërgohet në QKUK

news image

Policia e Kosovës ka njoftuar se një punëtor i një kompanie private në Deçan, përderisa ishte duke punuar me automjet-bager, është rrokullisur dhe ka rënë në humnerë, raporton Gazeta Sinjali.

Viktima është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për tretman mjekësor, njofton PK përmes raportit 24 orësh.

Njësitet përkatëse policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin./Gazeta Sinjali/