image Bie ndjeshëm numri i rasteve të reja me koronavirus në Maqedoninë e Veriut

Rajon

Bie ndjeshëm numri i rasteve të reja me koronavirus në Maqedoninë e Veriut

news image

Sot Maqedonia Veriore regjistroi shifrën më të ulët të të infektuarve me COVID-19, që nga 4 gushti.

Nga 860 testime të bëra gjatë 24 orëve të fundit, 78 persona kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.

Që nga fillimi i pandemisë, Maqedonia e Veriut regjistron 13 mijë e 673 qytetarë të infektuar. 10 mijë e 150 persona tashmë janë shëruar, duke përfshirë këtu edhe 40 personat e regjistruar si të shëruar gjatë 24 orëve të fundit.

Gjatë natës së kaluar 4 pacientë kanë ndërruar jetë. Bëhet fjalë për një 68-vjeçare nga Kumanova, një 71 dhe një 83-vjeçar nga Gostivari dhe viktima e katërt është një 73-vjeçare nga Tetova. Deri tani 568 qytetarë kanë humbur jetën nga ky virus, 234 prej tyre vetëm në Shkup, derisa 2 mijë e 995 raste vazhdojnë të jenë aktive. /Gazeta Sinjali/