image Bie lifti në një kompleks banesor në Fushë Kosovë, lëndohen disa persona

Siguri

Bie lifti në një kompleks banesor në Fushë Kosovë, lëndohen disa persona

news image

Disa persona kanë pësuar lëndime si pasojë e një defekti të ashensorit në lagjen “Eliza” një prej komplekseve banesore në Fushë Kosovë.

Sipas disa prej banorëve të këtij blloku, lifti është përplasur nga kati 2 në katin 0 derisa disa personat kanë qenë duke e shfrytëzuar për lëvizje.

Sipas banorëve, kompania përgjegjëse është njoftuar disa herë për defektin teknik, dhe lifti nuk është rregulluar.

Në vendin e ngjarjes ka qenë ekipi mjekësor dhe Policia, e cila ende nuk ka dhënë detajet e fundit për rastin.

/GazetaSinjali/