Erërat e forta në kryeqytet kanë shkaktuar dëme të mëdha materiale në objektin e ri të Komunës së Prishtinës në lagjen Arbëria, raporton Gazeta Sinjali.
Çatia e objektit ka rënë përtokë dhe si pasojë e kësaj është lënduar një person.
Sinjali mëson se viktima është dërguar me urgjencë në Emergjencën e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës për tretman mjekësor.
Sinjali ka kontaktuar edhe Policinë e Kosovës dhe Urgjencën për të marrë një konfirmim zyrtar, mirëpo të njëjtit ende s’kanë kthyer përgjigje.
Sinjali do të iu mbajë të informuar.