image Bidenit i ndalohet hyrja në Rusi

Botë

Bidenit i ndalohet hyrja në Rusi

news image

Federate ruse ka vënë sanksione kundër presidentit amerikan, Joe Biden, Sekretarit të Shtetit, Antony Blinken dhe zyrtarëve të tjerë amerikanë.

Ministria e Jashtme e Rusisë ka thënë se atyre u është ndaluar hyrja në vend, raporton BBC – transmeton Gazeta Sinjali.

“Masa është pasojë e politikës jashtëzakonisht rusofobike të ndjekur nga administrata aktuale e SHBA”, thuhet në një deklaratë.

Në njoftimin e fundit për sanksionet, SHBA-ja ka vënë në shënjestër katër persona dhe një entitet. Ata akuzohen se kanë ndihmuar në fshehjen e ngjarjeve rreth vdekjes së sinjalizuesit Sergei Magnitsky, ose për lidhje me shkeljet e të drejtave të njeriut kundër avokatit të të drejtave të njeriut Oyub Titiev.

Thesari i SHBA-së tha gjithashtu se do të shtojë sanksionet e saj kundër presidentit të Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko dhe se kishte në shënjestër bashkëshorten e tij.

/GazetaSinjali/