Presidenti Joe Biden ka thënë se Vladimir Putin “po përpiqet të gjejë pak oksigjen” duke vendosur një armëpushim 36-orësh nga nesër mesdita për të shënuar Krishtlindjet Ortodokse.
I pyetur për urdhrin e presidentit rus, Biden u tha gazetarëve:
“Unë hezitoj t’i përgjigjem (për) çdo gjëje që thotë Putini. Më dukej interesante. Ai ishte gati të bombardonte spitalet, çerdhet dhe kishat në 25 dhe Vitin e Ri.
Ai shtoi:
“Unë mendoj se ai po përpiqet të gjejë pak oksigjen.”