image Biden përjashton dërgimin e avionëve luftarakë F-16 në Ukrainë

Botë

Biden përjashton dërgimin e avionëve luftarakë F-16 në Ukrainë

news image

Joe Biden ka përjashtuar për momentin dërgimin e avionëve luftarakë të avancuar amerikanë në Ukrainë, duke thënë në një intervistë se presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy “nuk ka nevojë për F-16 tani”.

Presidenti amerikan se nuk ka asnjë bazë mbi të cilën ekziston një arsyetim, sipas ushtrisë sonë tani, për të dërguar F-16″ në Ukrainë. I pyetur nga intervistuesi David Muir nëse kjo do të thotë “kurrë”, Biden tha: “Unë po e përjashtoj këtë gjë për momentin”.

“Shiko, ne po i dërgojmë Zelenskiy atë që ushtria jonë me përvojë mendon se i duhet tani.

Ai ka nevojë për tanke, ka nevojë për artileri, ka nevojë për mbrojtje ajrore, duke përfshirë një Himar tjetër”, tha Biden.

/GazetaSinjali/