image Biden pas vrasjeve në Bucha: Vladimir Putin është kriminel lufte

Botë

Biden pas vrasjeve në Bucha: Vladimir Putin është kriminel lufte

news image

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikë, Joe Biden, e ka etiketuar sërish presidentin rus Vladimir Putinin, si kriminel lufte, si dhe ka bërë thirrje që ai të përballet me gjyqin për vrasjet në Bucha.

Biden ka kërkuar që të vendosen sa më shumë sanksione kundër Rusisë për mizoritë që është duke krye në Ukrainë, edhe pse ato Moska është duke i mohuar.

Presidenti amerikan më herët kishte shkaktuar pakënaqësi në Moskë kur e akuzoi për herë të parë Putinin për krime lufte, muajin e kaluar, shkruan BBC.

BBC ditë më parë kishte raportuar se në Bucha të Ukrainës, ishin gjetur trupa të vrarë të njerëzve nëpër rrugët e qytetit.

/GazetaSinjali/