Presidenti i ShBA-së, Joe Biden, ka uruar presidentin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, për Ditën e Shtetësisë, por e ngatërroi atë me kryeministrin malazez, Zdravko Krivokapiq.
Në mesazhin e tij, Biden shkroi se ishte e rëndësishme të dëgjohet “kontributi juaj gjatë samitit të fundit të NATO-s në Bruksel”.
Por, Gjukonaviq nuk ishte i pranishëm në atë samit, meqë ishte kryeministri Krivokapiq, shkruan B92, raporton Gazeta Sinjali.
Samiti u mbajt në mes të qershorit në selinë e NATO-s.
Gjithashtu, Biden kishte shkruar se ShBA-ja do të vazhdojë të kenë mbështetje të fortë për popullin e Malit të Zi, në progresin e tij për rrugën euroatlantike dhe zbatimin e reformave të nevojshme për t’iu bashkuar BE-së.
Presidenti amerikan gjithashtu uroi për katër vjetorin e anëtarësimit të Malit të Zi në NATO./Gazeta Sinjali/