image Biden nënshkruan paketën e ndihmës për Ukrainën dhe Izraelin

Botë

Biden nënshkruan paketën e ndihmës për Ukrainën dhe Izraelin

news image

Presidenti amerikan, Joe Biden, e ka nënshkruar paketën e ndihmës prej 95 miliardë dollarësh për Ukrainën, Izraelin dhe Tajvanin, duke e shndërruar në ligj.

Në paketë përfshihen edhe nene që do të detyrojnë median sociale, TikTok, të shitet apo ndalohet në SHBA.

Njoftimi shënon një betejë të gjatë me republikanët në Kongres sa i përket ndihmës ushtarake për Ukrainën.

“Ne u bëmë bashkë dhe e arritëm këtë”, tha Biden nga Shtëpia e Bardhë, duke shtuar se brenda orësh do të nisin dërgesat me ndihma ushtarake për në Ukrainë.

“Amerika do t’i dërgojë Ukrainës furnizimet që i duhen që të vazhdojë luftën”, tha Biden.

Sipas tij, miratimi i paketës tregoi se SHBA-ja dhe aleatët e saj e mbështesin plotësisht Ukrainën në betejën e saj kundër forcave pushtuese ruse, dhe se miratimi i paketës së ndihmës ishte i rëndësishëm për të treguar se “ne jemi ngritur kundër [presidentit rus, Vladimir] Putinit”.