Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden ka thënë se beson se një marrëveshje për të siguruar lirimin e disa prej pengjeve që mbahen nga Hamasi në Gaza është afër.
Sipas mediave të huaja, komentet Biden i bëri kur u pyet nga një gazetar nëse një marrëveshje ishte afër dhe presidenti u përgjigj: “Unë besoj se po”.
Kryeministri i Katarit, një ndërmjetës kyç midis Izraelit dhe Hamasit, tha gjatë fundjavës se vetëm “detaje shumë të vogla” duheshin mbyllur përpara se të përfundonte një marrëveshje.
Kujtojmë se rreth 238 pengje besohet se ende mbahen brenda Gazës.